Partneret e koalicionit qeverises PDK-LDK jane duke u pergatitur qe t’i pergjigjen njeri-tjetrit ne cfaredo rrethane qe mund te krijohet pas raundit te trete te zgjedhjeve ne Komunen e Prizrenit dhe ne ate te Lipjanit.

Derisa PDK-ja mban primatin ne skenen politike vendese, LDK-ja eshte duke synuar qe ta shtoje fuqine e saj si brenda, ashtu edhe jashte Kuvendit te Kosoves, ne menyre qe te krijoje nje pozicion me te favorshem ne kuader te partneritetit qeverises.

Pas koalicionit me shtate deputete te partive minoritare, kjo parti pretendon se ka arritur te siguroje nje ekip prej 33 deputetesh, te cilet do te kene qendrim te unifikuar karshi rrethanave qe mund te krijohen pas perfundimit te zgjedhjeve lokale. Vec ketij fronti, zyrtare te larte te LDK-se llogarisin qe ne rrethana te caktuara do te kene mbeshtetjen e se paku pese deputeteve te LDD-se, si dhe te 13 deputeteve te AAK-se.

Mbi bazen e ketyre kalkulimeve, llogaritet qe LDK-ja te krijoje nje front prej 51 deputetesh. Me rritjen e supozuar te mbeshtetjes parlamentare, LDK-ja llogarit t’i barazoje fuqite me PDK-ne. Aktualisht, PDK-ja e ka ne Kuvend nje grup prej 35 deputetesh, pa i llogaritur aleatet e saj minoritare. Me Grupin 7+, dhe Grupin SLS, partia e Kryeministrit Hashim Thaci mbledh rreth vetes 48 deputete. Ky numer mund te rritet per 10 nese gjate ndonje ballafaqimi te mundshem me LDK-ne i ofrohet ne mbeshtetje AKR-ja.

Nje zyrtar i larte i LDK-se ne kushte anonimiteti ka bere te ditur se ne rritjen e fuqise se LDK-se eshte angazhuar edhe vete Presidenti Fatmir Sejdiu. “Para dy ditesh, Presidenti Sejdiu personalisht i ka pritur deputetet minoritare dhe me ta ka diskutuar rreth marreveshjes per koalicion parlamentar”, ka thene ky zyrtar. Kete takim nuk e ka mohuar as keshilltari i Presidentit Sejdiu, Xhavit Beqiri, mirepo ai e ka hedhur poshte ne menyre kategorike pohimin se Presidenti e ka shfrytezuar poziten e tij per qellimi partiake.

“Eshte e vertete se Presidenti Sejdiu eshte takuar me grupin e deputeteve minoritare, mirepo takimi eshte bere me kerkese te deputeteve, te cilet jane kryesuar nga Branislav Gerbic”, ka deklaruar te shtunen Beqiri. Burimet e gazetes kane njoftuar se Presidenti Sejdiu ka zhvilluar takime edhe me personalitete politike dhe te shoqerise civile qe per fokus kane pasur rritjen e fuqise se LDK-se. Keshilltari Beqiri e ka pranuar edhe kete fakt, por prape ka hedhur poshte temen e diskutimit.

“Realisht, ka nje numer jashtezakonisht te madh te te interesuarve per t’u takuar me Presidentin. Por, e them me pergjegjesi te plote se Presidenti ne cdo takim nuk ka pranuar te interferoje nga veprimet politike te nje subjekti te caktuar”, ka thene Beqiri. Sa here qe vizitoret kane shfaqur gatishmerine per bashkepunim apo kooperim me LDK-ne, sipas Beqirit, Presidenti Sejdiu i ka orientuar ata nga Kryesia e LDK-se. Brenda LDK-se eshte konfirmuar se diteve te fundit jane zhvilluar nje sere takimesh me perfaqesues te partive politike jashteparlamentare, por ende nuk eshte arritur te konkretizohet ndonje marreveshje.

Oferta me serioze thuhet se i eshte bere Partise Reformiste ORA, per faktin se kesaj partie i jane ofruar dy poste ne kryesi te LDK-se, si dhe poste te tjera ne nivel zevendesministrash. Por, sipas nje zyrtari te LDK-se, kushti i drejtuesve te ORA-s ka qene marrja e nje prej posteve te nenkryetareve te LDK-se. Ai ka sqaruar se edhe LDK-ja i ka vene kusht ORA-s qe ta shkrije programin e saj ne ate te LDK-se.

Kryetarja e Partise Reformiste ORA, Teuta Sahatcia, e ka pranuar se strukturat e ORA-s kane biseduar me ato te LDK-se, por nuk ka parapelqyer te flase rreth detajeve te ofertave te ndersjella qe jane shtruar gjate bisedimeve. “Ne kemi pasur oferte nga LDK-ja, por nuk kemi bere asnje marreveshje me kete parti. Dhe, per sa kohe qe nuk ka dicka konkrete, te gjitha ato qe jane diskutuar mbesin opsione ne ajer”, ka thene Sahatacia.

Top Channel