PS: Qeveria po anashkalon krizen

01/02/2010 15:50

Partia Socialiste ka deklaruar se qeveria po mundohet te anashkaloje zgjidhjen e krizes, duke mos marre parasysh rezoluten e Keshillit te Europes.

Deputeti Taulant Balla deklaroi se Keshilli i Europes njohur krizen politike dhe kerkoi zgjidhjen e saj permes hetimit te zgjedhjeve.

“Miratimi i rezolutes ne Keshillin e Evropes nxorri ne pah dy elemente: Shqiperia eshte ne krize politike qe duhet zgjdhur dhe se zgjidhja e krizes vjen nepermjet hetimit te zgjedhjeve. PS eshte e gatshme te permbushe detyrimet qe lindin nga rezoluta, nderkohe qe maxhoranca nuk po tregon vullnet”, u shpreh Balla.

Top Channel