Obama, komentator sportiv ne ndeshjen e basketbollit

01/02/2010 09:30

Prej me shume se nje viti eshte ne krye te Shtepise se Bardhe por asnjehere nuk i ka shkeputtur kontaktet e drejteperdrejta me amerikanet.

Presidenti Barak Obama u ka bere nje surprize te rinjve pasi ka komentuar per 7 minuta nje ndeshje basketbolli mes universiteteve Duke e Georgetown. Njeriu me i fuqishem i planetit u ndodh mes tifozeve te thjeshte bashke me zevendesin Joe Biden dhe zedhenesin Robert Gibbs, duke refuzuar tribunen vip.

Por pas fillimit te pjeses se dyte mes dy shkollave ne “Verizon Center”, ai ka shkuar ne studion e komentatoreve te Cbs, Verne Lundquist e Clark Kellogg, duke “rrembyer” mikrofonin per te komentuar 7 minuta nga takimi.

Dy komentatoret kane uruar presidentin, duke i thene me humor se ky mund te jete profesioni i ardhshem i tij, por Obama ka reaguar duke thene: “Kur te dal ne pension ndoshta do marr vendin tuaj. Do ju bej me dije nese kjo do te ndodhe pas 3 apo 8 vitesh”.   

Top Channel