Perfundon edhe raundi i trete i zgjedhjeve lokale per komunen e Prizrenit dhe Lipjanes ne Kosove.

Fituesit e zgjedhjeve jane kandidatet e Partise Demokratike te Kosoves, te udhehequr nga kryeministri Hashim Thaci. Ne Lipjan, kryetari i ri i komunes do te jete Shukri Buja, i cili mori 53.7 % te votave, ndaj 46.3 % te marra nga kandidati i LDK-se.

Pothuajse i njejti rezultat edhe ne Prizren ku kandidati i PDK-se, Ramadan Muja mori 53.2 %, ndersa Khaledin Muharremi 46.8 %. Sipas KQZ-se, procesi ka qene pergjithesisht i rregullt megjithese nuk munguan shpesh tensioni dhe akuzat partiake.

Pjesemarrja ne keto votime ka qene mesatarisht ne te dyja komunat mbi 40 %, afersisht ne te njejtin nivel si ne raundin e dyte. Nderkohe, vendimin per perseritjen ose jo te zgjedhjeve ne Gjilan do ta vendose Gjykata e Larte e Kosoves.

Top Channel