Ministri i Ekonomise dhe Financave te Kosoves, Ahmet Shala, deklaroi dje se Prishtina do te kerkoje borxhe per te mbuluar gjysmen e autostrades qe do te lidhe Shqiperine dhe Serbine, por nuk sqaroi se ku do t’i marre keto borxhe.

Shala i tha agjencise “Reuters” se muajin e ardhshem do te fillojne bisedimet me Fondin Monetar Nderkombetar per te mbuluar deficitin buxhetor.

“Ne gjendemi para dy zgjidhjeve: ose do te rrisim taksat, qe do te ishte ngarkese per qytetaret tane, ose do te marrim hua, qe prape paraqet ngarkese per qytetaret”, tha Shala. Ai paralajmeroi se ne fillim qeveria do te kerkoje nga donatoret qe te mbulohet ky deficit dhe po qe se do te kete donacione, nuk do te kete kerkesa per hua.

Kosova, vetem dhjetorin e kaluar ka miratuar nje ligj qe i lejon qeverise te emetoje borxh publik, por Fondi Monetar Nderkombetar e ka keshilluar te perdore huamarrjen vetem ne rast ekstrem.

Ligji i miratuar ne Kuvend sanksionon qe borxhi publik i Kosoves nuk duhet te jete ne asnje rast me shume se 40 per qind e Prodhimit te Brendshem Bruto, por vetem per financimin e autostrades Vermice-Merdare do te kerkohen rreth 400 milione euro borxhe, ose 10 per qind e PBB-se. Kosova ka nje borxh te jashtem te konsiderueshem qe vleresohet ne rreth 1 miliard dollare.

Nje pjese e borxhit prej rreth 300 milione dollaresh i eshte transferuar pas anetaresimit ne Institucionet Financiare Nderkombetare si Banke Boterore dhe FMN, ndersa pjesa tjeter vijon te sherbehet nga Serbia per shkak te refuzimit te kesaj te fundit per te njohur pavaresine. Qeveria e Kosoves terhoqi rreth 300 milione euro disidente gjate vitit te shkuar nga kompanite publike.  

Javen e kaluar, Ministria e Transportit te Kosoves njoftoi se tenderin per ndertimin e autostrades 110 kilometra te gjate e ka fituar konsorciumi “Bechtel-Enka”, e njejta kompani qe ndertoi edhe autostraden shqiptare. Forma e tenderimit qe e njejte me Shqiperine dhe deri me sot nuk eshte njoftuar asnje cmim zyrtar.

Jozyrtarisht thuhet se autostrada mund te kushtoje 600 milione deri ne 1 miliard euro, ku perfshihet edhe ndertimi i tuneleve, si dhe shpronesimet me vlere te pergjithshme prej 50 milione eurosh. Autostrada Rreshen-Kalimash kushtoi afersisht 1 miliard euro, por mjaftoi per ta vene ne veshtiresi serioze buxhetin e shtetit, pavaresisht se ekonomia shqiptare eshte pothuajse dy here me e madhe se ajo e Kosoves.  

Financimi i nje projekti prej 1 miliard eurosh nga Kosova, buxheti shteteror i se ciles eshte vetem 1.5 miliarde euro ne vit, duket nje mision i pamundur. Nese fillon te ndertohet, autostrada mund te konsumoje 20-25 per qind te te gjithe buxhetit te Kosoves per kater apo pese vite radhazi.

Megjithate, Prishtina duket e vendosur qe ta beje. Vitin e kaluar qeveria arriti te krijoje nje fond fillestar prej 200 milione eurosh, duke terhequr dividendet e papaguar prej vitesh te kompanive publike. Prishtina ka shpallur se kete vit, pervec dhenies me koncesion te aeroportit te Prishtines, nga ku nuk pritet te sigurohen te ardhurat, ka ne plan te shese edhe Poste-Telekomunikacionin e Kosoves, kompania me fitimprurese ne vend.

Top Channel