Ne nje interviste qe i dha keto dite gazetes se perditshme serbe, “Politika”, ministri i Jashtem i Serbise, Vuk Jeremic, komenton ndalimin e perzenien e disa zyrtareve te larte serbe nga Kosova, ku kishin hyre pa marre leje nga autoritetet perkatese, dhe paralajmerimin e Zyres Civile Nderkombetare te Piter Fejtit per zbatimin e strategjise per integrimin e pjeses se veriore te Kosoves me te gjithe vendin.

Sa i perket ndalimit dhe perzenies se zyrtareve serbe nga Kosova, shefi i diplomacise serbe e konsideron ate si “shenje te rritjes se nervozizmit ne Prishtine”, ndersa po afrohet koha qe Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage te marre vendimin lidhur me vlefshmerine e shpalljes se pavaresise nga ana e Kosoves.

“Ajo qe mund te bejme ne ne planin diplomatik, eshte te protestojme ne menyre te ashper te faktori nderkombetar perkates sa here qe shkelet Rezoluta 1244 dhe vihen ne dyshim vlerat baze civile, sikurse eshte e tille liria e levizjes. Pyetjes se gazetes “Politika” nese mbas planit te Piter Fejtit per integrimin e pjeses veriore te Kosoves qendron Bashkimi Europian (BE) dhe nese Serbia duhet t’i kerkoje BE-se shpjegime lidhur me kete, ministri i Jashtem i Serbise i dha nje pergjigje, duke i bere kesaj ceshtjeje nje interpretim te vetin: “BE-ja ka perdorur nje formulim te tille qe tregon se ajo nuk e perkrah kete plan.

Duke qene se BE-ja eshte shprehur keshtu, mendoj se nuk ekziston ndonje rrezik nga ndonje perpjekje per zbatimin e ketij plani, pasi mbrapa tij nuk qendron KFOR-i. Ne kete drejtim pati rendesine e vete menyra e vendosur, me te cilen ne vepruam prane instancave me te larta, sikurse beri Presidenti Boris Tadic ne Keshillin e Sigurimit (KS) te OKB-se. Ne do ta vazhdojme bashkepunimin e ngushte me organizatat nderkombetare qe operojne ne krahinen e Kosoves ne perputhje me vendimet e KS-se, por Zyra Civile Nderkombetare nuk eshte njera prej tyre”, tha ai.

Pyetjes se drejtperdrejte te gazetes serbe te lartpermendur se si ka mundesi qe mbas te derguarit te posacem te BE-se ne Kosove nuk qendron BE-ja, Jeremic i dha nje pergjigje te komplikuar, nga e cila duket qarte se ai i ben nje interpretim te tille kesaj ceshtjeje qe t’i leverdise politikes serbe: “Ky problem e ka zanafillen e vet qysh ne fillim, qe me rastin e caktimit te Piter Fejtit, ne te njejten kohe ne dy funksione te ndryshme. Njeri eshte i derguari i posacem i BE-se, kurse tjetri shef i Zyres Civile Nderkombetare ne Prishtine.

Njeri eshte legal, kurse tjetri jo. Ai kete deklarate (per nevojen e integrimit te pjeses veriore te Kosoves) e ka dhene ne cilesine e shefit te Zyres Civile Nderkombetare. Qe nga fillimi, kemi thene se fakti qe ai kryen dy funksione ne te njejten kohe, do te sillte komplikime dhe pikerisht kjo ndodhi”, vuri ne dukje shefi i diplomacise serbe. Sa i perket thirrjes se fundit te Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Ban Ki Mun, qe Beogradi dhe Prishtina t’i lene menjane diskutimet per statusin e Kosoves dhe te perqendrohen te bashkepunimi rajonal, Vuk Jeremici vuri ne dukje: “Kjo pjese e raportit te Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se nuk eshte interpretuar deri ne fund ne opinionin tone publik. Sekretari i Pergjithshem i OKB-se tha se duhet te kerkohen zgjidhje elastike qe te mos ngrije bashkepunimi rajonal.

Serbia, deri tani, ne kete drejtim ka qene jashtezakonisht konstruktive. Ne nuk e pengojme pjesemarrjen e institucioneve te perkohshme kosovare ne aktivitetet rajonale, por vetem se pranojme formatin, i cili eshte vendosur ne vitin 1999, me rastin e miratimit te rezolutes se OKB-se, dhe kjo eshte qe delegacioni nga Prishtina mund te marre pjese ne to, duke qendruar ulur mbas tabeles ‘UNMIK-Kosova’, ne prani te nje perfaqesuesi te OKB-se. Per kete kemi insistuar dhe do te insistojme vazhdimisht. Politika e Prishtines qe e refuzon pjesemarrjen ne kushte te tilla, per fat te keq, e con ate drejt vetizolimit”.

Top Channel