Epshtein: Si i shpetova nazizmit ne Shqiperi

01/02/2010 22:00

Scarlet Epshtein, e mbijetuar nga regjimi nazist i udhehequr nga Adolf Hitler, i ka shprehur mirenjohjen e saj Shqiperise dhe popullit shqiptar per strehimin dhe sigurine qe i dhane.

Ne nje interviste per emisionin “Shqip” ne Top Channel, Epshtein ka rrefyer momentet e tmerrit ne Austri dhe shpetimin e saj ne Shqiperi.

“Per mua ishte e tmerrshme ajo qe po na benin gjermanet e drejtuar nga Hitleri ne Austri. U largova nga Austria dhe shkova ne Jugosllavi, ne Zagreb. Jugosllavet u sollen shume keq me ne. Shkova ne disa ambasada, por nuk me pranuan. Per kete arsye shkova tek ambasada shqiptare. Ishte nje kenaqesi qe me futen brenda. Aty takova konsullin te cilin e pyeta, a mund te kem nje vize shqiptare? Ai me tha, me jep pasaporten dhe te jap vizen. Keshtu u be dhe pasi shtrenguam duart ai me tha, rruge te mbare”, ka treguar Epshtein.

72 vjecarja nuk ngurron te falenderoje Shqiperine dhe popullin shqiptar, me te cilin ajo u afrua shume shpejt.

“Nuk e dinim se cfare do te benim ne Shqiperi une dhe hebrej te tjere, por ne Shqiperi ne shpetuam. Prandaj ne i themi, faleminderit Shqiperi. Kur erdhem atje gjetem nje komunitet hebrejsh qe mbaheshin financiarisht nga shoqata hebreje ne Amerike. Ia kam kaluar shume mire ne Shqiperi, u miqesova me shume shqiptare qe me mesuan shume vende per Shqiperine”, eshte shprehur Epshtein.

Top Channel