Sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun ka mberritur ne Qipro dje ne mbremje per te nisur bisedimet e ndara me lideret e dy komuniteteve, atij turko-qipriot Mehmet Ali Talat dhe presidentit te vendit Demetris Christofias.

Me kete vizite, shefi i pallatit te qelqte do synoje rinisjen e negociatave per ribashkimin e ishullit qe pas ndarjes ne vitin 1974, pas nderhyrjes ushtarake te Turqise qe synoi paralizimin e grushtit te shtetit te organizuar nga qarqet greke.

Sipas eksperteve nderkombetare, situata ne ishullin e ndare eshte prej vitesh ne nje pike pothuajse te vdekur.  

Top Channel