Angli, bosi me Facebook kercenon ”miqte”

01/02/2010 09:10

Skandal ne nje burg te Anglise ku Facebook-mania ka futur ne telashe serioze drejtuesit e burgut “Long Lartin Prison”.

Bosi i denuar me 35 vjet heqje lirie, Colin Gun, eshte lejuar te futet ne internet ku ai ka hapur nje adrese zyrtare ne Facebook, duke u derguar mesazhe kercenuese “miqve” te tij.

“Nje dite do kthehem ne shtepi dhe mezi po pres te shikoj ne sy disa njerez per te lexuar friken e tyre”, i shkruan Gun njerit prej “miqve”. Skandali eshte publikuar ne gazeten “Sunday Times”, sipas se ciles, Gun i denuar me 35 vjet per vrasjen e dy te moshuarve, ka marre lejen e autoriteteve te burgut per te naviguar ne boten virtuale, pasi i kercenonte ata me denoncim te dhunimit te te drejtave njerezore.

42 vjecari qe konsiderohet si “Kumbari i Nottingham” shkruante nder te tjera: “Eshte bukur t’ju them se jam mire, por disa prej jush duhet te presin hakmarrjen pasi me kane tradhetuar”. Nderkohe, ministri i Drejtesise ka deklaruar se ne sistemin e burgjeve nuk do tolerohet perdorimi i Facebook.

Top Channel