Tryeza tek Topi, ish keshilltari i Moisiut: Berisha do te mungoje

31/01/2010 19:50

Afrim Krasniqi ka qene keshilltar politik i presidentit Moisiu dhe deshmitar kyc i disa tryezave politike te organizuara nga ish-shefit te tij. Zoti Krasniqi thote se nje tryeze politike ne 2010 eshte shume e ndryshme nga ato te meparshmet.

“Eshte hera e pare qe Shqiperia duhet te promovoje aftesine e saj per zgjidhjen e krizave politike dhe eshte nje prove e madhe per Shqiperine. Keshtu qe une mendoj se kjo tryeze edhe nese do te zhvillohet, do te jete sketiptike nga menyren sesi do te organizohet dhe nga produkti qe ajo do te sjelle. Nese palet i vene kushte paraprake Presidentit qe ne pranojme tryezen vetem nese realizohet kjo gje, atehere tryeza eshte e deshtuar”, nisi fjalen e tij per Top Channel zoti Krasniqi.

Por, pervec mungeses se vullnetit politik, cfare tjeter mund te beje te deshtoje nje tryeze politike? Ne 2007-en, Edi Rama e cilesoi te papranueshme mungesen ne tryeze te kryetarit te Partise Demokratike. Zoti Rama u rikthye ne tryeze, vetem pasi mori garanci se Presidenca komunikonte direkt me Sali Berishen. Por jo nepermjet nenkryetarit te Partise Demokratike, Bamir Topit, por nepermjet te mandatuarit te vertete te Sali Berishes, Fatmir Mediut.

“Nuk parashikoj dhe nuk pres qe partia demokratike te perfaqesohet ne nivel kryetari. Argumenti do te jete i perhershem: qe kryetari eshte kryeminister dhe kryeministri nuk vjen ne tryeze te partive politike. Dhe keshtu ka ndodhur ne shumicen e tryezave te meparshme”, tha Krasniqi.

 

Top Channel