Qeveria, plan per te privatizuar KESH-in

31/01/2010 10:25

Planet e qeverise ne procesin e privatizimeve do te perfshijne edhe Korporaten Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Pas ndarjes nga OSSH-ja, KESH eshte kthyer ne kompani fitimprurese, fale edhe ndryshimit te modelit te tregut, duke shitur energji me para ne dore.

Ne planet ekonomike 2010-2012, qeveria ka vendosur ne listen e privatizimeve edhe sektorin e prodhimit te energjise elektrike, duke shkaktuar dyshime rreth procesit.

Privatizimi i nje ndermarrjeje kryhet duke u nisur nga situata e veshtire financiare dhe pamundesia per te menaxhuar, por ne kushtet aktuale, KESH-i nuk kerkon nevojen e nje pronari te huaj.

Tjeter pike debati qe mund te zhvillohet ne te ardhmen eshte fakti i hidrocentraleve, te cilat konsiderohen prone e nje rendesie dhe sigurie kombetare dhe privatizimi i tyre duke u perfshire ne procesin e KESH-it, nuk gjykohet i arsyeshem.

Aktualisht, qeveria menaxhon kaskadat e lumenjve, prodhon energji dhe e shet ne nje treg te garantuar. I vetmi problem per KESH jane borxhet e medha, qe ne fakt i takojne OSSH-se, por me marreveshjen e privatizimit nga CEZ, qeveria ia kaloi korporates.

Strategjia

Gjate viteve 2006-2008, eshte bere ristrukturimi i KESH Sh.a, dhe ndarja e tij ne kompani te veçanta. Po ashtu, eshte ristrukturuar dhe riorganizuar sektori transmetimit (OST-ja), si dhe eshte realizuar privatizimi i sektorit te shperndarjes (OSSH-ja).

“Gjate vitit 2010 do te punohet gjithashtu per pergatitjen e strategjise se privatizimit te sektorit te prodhimit te energjise elektrike”, thuhet ne dokumentin zyrtar te Ministrise se Financave, miratuar nga qeveria ne janar 2010.

Gjate vitit 2009, kur KESH u nda nga OSSH-ja, fitimet e kompanise vetem nga eksporti arriten mbi 25 milione euro, ndersa kete vit pritet te dyfishohen.

Pavaresisht kesaj, qeveria e ka futur ne listen e privatizimeve duke nenvizuar se, “Ne zbatim te rekomandimeve te kesaj strategjie gjate periudhes 2010 – 2012, do te iniciohet procesi i privatizimit te sektorit te gjenerimit te energjise elektrike, qe perben edhe fazen permbyllese te procesit te privatizimeve ne kete sektor strategjik”.

Top Channel