PS: Ne rrezik jeta e shqiptareve

31/01/2010 20:05

Nisur nga ngjarjet e diteve te fundit ne Durres dhe Devoll Partia Socialiste ka sulmuar qeverine se nuk arrin te garantoje sigurine e jetes se shqiptareve.

Por jo vetem kaq, socialistet pretendojne se ajo eshte ne rrezik cdo dite duke deklaruar shifra te banesave. bizneseve dhe qytetareve te grabitur.

Sipas opozites cdo vit kemi 1200 vepra penale, qe kane ardhur si pasoje e mosrespektimit te rendit dhe sigurise. Zyrtaret e Partise Socialiste kane risjelle edhe nje here ne vemendje se pushimi nga puna i 2600 punonjese te specializur te policise ka favorizuar  kete klime krimi.

Top Channel