Maqedonia, shkarkim maksimal ne portat e Drinit

31/01/2010 09:30

Portat e shkarkimit te Liqenit te Ohrit ne Drinin e Zi, dita-dites po e rrisin kapacitetin e shkarkimit, duke filluar qe nga data 19 janar.

Gati çdo dite, po zgjerohet porta e shkarkimit, qe nenkupton edhe rritjen e sasise se ujit qe shkarkohet e derdhet ne Drinin e Zi, qe aktualisht eshte mjaft i trazuar dhe shton sasine e ujit ne akumulimet ne Glloboçice, Shpile, e natyrisht edhe ne akumulimet ne liqenet akumulues te Fierzes, Komanit dhe te Vaut te Dejes ne Shqiperi.

Sa i perket nivelit te Liqenit te Ohrit dhe sasise se ujerave qe derdhen ne liqen, nuk tejkalon kuotat maksimale, por eshte ne nje nivel mesatar me nje tolerance dhe variabilitet te theksuar.

Sipas vleresimeve, kuota aktuale ne Liqenin e Ohrit sillet rreth 693.50 m lartesi mbidetare.

Mirepo, “frika” nga akumulimi me i madhi sasise se ujit ne Liqenin e Ohrit eshte nga reshjet e fundit dhe sjelljet nga ujembledhesit tjere qe derdhen ne liqen.

Pamjet e djeshme ne portat e shkarkimit te Liqenit te Ohrit ne lumin Drini i Zi, nuk jane verejtur deri me tani, gjate kesaj periudhe, e sidomos nga ditet kur zonat e Nenshkodres u perfshine nga permbytjet e medha, qe sipas eksperteve, nuk kane ndodhur me keto permasa qe nga viti 1962.

Megjithate, shkarkimi momental ne Drinin e Zi eshte maksimal dhe mund te arrije sasine prej mbi 60 metra kub per sekonde.

Top Channel