Shkoder, shume banore ende ne “mergim“

30/01/2010 19:55

Ndonese ka me shume se dy jave qe uji eshte larguar plotesisht nga zonat e permbytura te Shkoders, ende dhjetra familje nuk mund te kthehen ne shtepite e tyre dhe vazhdojne te qendrojne te evakuuar ne qendrat e pritjes.

Nje nga zonat me te prekura nga permbytjet eshte lagjia periferike e “Livadeve”. Banoret e kesaj lagjeje kane nxjerre nga shtepite gjithe orendite e demtuara plotesisht nga uji. Ketyre banoreve, vec mureve te shtepise dhe ato te plasaritura, nuk u ka ngelur me asgje. Ata shprehen se nuk do kthehen ne banesa deri sa demet te verifikohen dhe shtepite e tyre te behen te banueshme.

Ne kete zone, numri i banesave te permbytura arriti ne 100 dhe banoret nuk jane kthyer ne banesat e tyre edhe pse uji eshte larguar. Nderkaq, grupet e verifikimit te demeve, prej disa ditesh vazhdojne inspektimet ne terren. Gjate kater diteve, 9 grupe ekspertesh te shperndare ne 8 komuna edhe ne Bashkine Shkoder kane verifikuar 531 banesa, 381 subjekte bujqesore dhe 481 subjekte blegtorale.

Por nuk kane munguar rastet e pakenaqesive nga ana e fermereve, sic ishte rasti i nje dite me pare ku fermeri Lush Ndoci pretendonte se grupi verifikimit nuk i kishte shenuar bagetite qe i kishin ngordhur per shkak te mungeses se ushqimit pak dite pasi uji ishte larguar.
 

Top Channel