Masakra e Devollit, vdes edhe vellai i trete

30/01/2010 12:15

Nderron jete ne Spitalin Ushtarak te Tiranes Eldi Mulliri, i plagosur nje dite me pare ne Vidohove te Devollit.

17-vjecari vdiq gjate operacionit pa mundur t’i mbijetoje plageve te marra.

Ne masakren e Vidohoves mbeten te vdekur ne vend dy vellezerit e tij Taulant dhe Xhilion Mulliri pas goditjes me arme te te dyshuarit Besim Karaj, per te cilin po zhvillohet nje  operacion masiv kerkimi.

Policia ne kerkim te autorit

Vazhdon ende operacioni i policise per kapjen e autorit te masakres se djeshme ne Devoll. Pas njoftimeve se autori mund te kete kaluar kufirin i armatosur, ne operacion eshte hedhur edhe policia greke ne zonen Janakohori te Kosturit, ku gjate nates eshte zhvilluar nje operacion i madh.

Mediat lokale thane se ne zone eshte angazhuar nje numer i madh policesh te kufirit dhe forca te tjera ushtarake ndersa jane perdorur edhe kamerat termale.

Ngjarja e rende ndodhi dje ne mesdite, ne fshatin Vidohove e rrethit te Devollit.

Dyshimet e para rane mbi nje hakmarrje te mundshme pasi nena e tre viktimave ne nentor te vitit 2005 u zbulua se ishte autorja e masakrimit te nje femije 7 vjec per shkak te xhelozise.

Liljana Mulliri, kishte vrare e me pas coptuar dhe hedhur ne nje pus trupin e viktimes.

Por nje tjeter variant eshte ngritur menjehere sipas te cilit autori i vrasjes eshte nje 37-vjecar me origjine nga Thumana me emrin, Besim Karaj. Ai ka qelluar per xhelozi ndaj nje prej vellezerve Mulliri, i cili mendohet se kishte lidhje jashtemartesore me bashkeshorten e tij.

Sot ne mesdite eshte bere varrimi i dy vellezerve te vdekur qe dje, ndersa neser do te percillet per ne banesen e fundit edhe femija i trete i Liljana Mullirit.

Top Channel