Kosove, nderron jete nenkryetari i LDK-se
30/01/2010 13:25
Ka nderruar jete sot, pas nje semundjeje te gjate, nenkryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Fadil Ferati.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave Ferati, i zgjedhur ne zgjedhjet lokale kryetar i komunes se Istogut, vdiq ne nje spital ne Gjermani.
Gjithe stafi i LDK-se i ka derguar ngushellimet e tij familjes se te ndjerit. Kryetari i LDK-se, presidenti Fatmir Sejdiu, ne mesazhin derguar familjes Ferati ka vleresuar me nota te larta punen e bere nga nenkryetari.
“Ai ka dhene nje kontribut te vecante ne ndertimin dhe forcimin e institucioneve te Republikes se Kosoves”, eshte shprehur Sejdiu.
Top Channel