Google shkon ne kundersulm. Pas infiltrimeve te hackers-ave ne adresat e postes elektronike ne Kine dhe pas kercenimit per te lene vendin, kolosi i “Mountain View” ka vendosur te mbrohet.

Qe nga 1 marsi i ardhshem, Google nuk do te mbeshtese me sistemin operativ Internet Explorer 6, i konsideruar si hallka me e dobet qe lejoi sulmin ne adresat e Gmail.

Pak dite me pare edhe qeverite franceze e gjermane iu ben thirrje qytetareve perkates qe te ndryshojne sistem operativ, te pakten derisa Microsoft te kete bere riparimet e nevojshme.

Top Channel

Rusia dëboi nga vendi 20 diplomatë cekë të cilët janë urdhëruar të largohen, si masë shpaguese ndaj largimit që republika ceke i bëri të shtunën 18 diplomatëve rusë. Vendimi i Pragës erdhi pas një hetimi që tregoi pas shpërthimit të një depoje municionesh në Ceki, qëndronte Moska. Kjo e fundit i dha diplomatëve çekë një ditë kohë për t’u larguar, ndërsa Praga u dha rusëve 48 orë. Ministria e Jashtme ruse e cilësoi vendimin e çekëve si “të pashembullt” dhe si “akt armiqësor”. “Me dëshirën për të kënaqur Shtetet e Bashkuara, pas sanksioneve të fundit të SHBA-së kundër Rusisë, autoritetet çeke madje i tejkaluan udhëzuesit e tyre”, thuhej në një deklaratë të saj, ku cilësoheshn si të pabaza dhe absurde pretendimet e çekëve se diplomatët rusë janë operativë të inteligjencës. Shtetet e Bashkuara thanë se qëndrojnë krah Republikës Çeke lidhur me vendimin për të dëbuar diplomatët rusë. “SHBA qëndron me Republikën Çeke në përgjigjen e saj të vendosur kundër veprimeve keqdashëse të Rusisë në tokën e çeke”, shkruante zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në Twitter. “Ne duhet të veprojmë në mënyrë të vendosur në përgjigje të veprimeve ruse që vënë në rrezik integritetin territorial, sigurinë energjitike ose infrastrukturën kritike të aleatëve dhe partnerëve tanë”, shtoi ai. Cekia sqaroi se ka informuar aleatët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian në lidhje me përfshirjen e dyshuar ruse në një shpërthim depoje municionesh në vitin 2014 dhe çështja do të trajtohet në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së.
Top Channel/ SHBA kërcënon Rusinë, “ Po vdiq Navalny, do të ketë pasoja”
Top News – Rrëfimi i një patronazhisti/ Si mblidhen të dhënat sekrete për PS
Top News – Belinda Balluku në garën e Kombinatit/ Fushata e ministres që kërkon mandatin si deputete
Top News – Kandidati demokrat në Korçë/ Fushata e Salianjit derë më derë te qytetarët
Top News – Votimi i emigrantëve/ Dështim i politikës edhe në këto zgjedhje