Permbytjet, kontribuoni me nje mesazh ne 56666

29/01/2010 16:45

Gjate ketij muaji Top Media organizoi nje nisme per te ndihmuar familjet e permbytura ne veriperendim te vendit, ku ftoheshin te gjithe qytetaret shqiptare qe te kontribuonin financiarisht permes nje mesazhi telefonik.

Me mijera vete i jane pergjigjur kesaj nisme deri tani, nderkohe qe inisitiva e organizuar nga Top Media, ne bashkepunim me kompanite e telefonise celulare, vodafone, AMC, Eagle Mobile dhe kompania Ipko ne Kosove do te vazhdoje edhe per pak dite, deri te dielen, ku cdokush mund te vazhdoje te dergoje ne numrin 56666 nje mesazh me tekst “ndihma ime”.

Cdo mesazh i shkruar ne kete numer, kushton 100 leke, pa TVSH dhe ne Kosovo 1 euro. Cdo person qe disponon nje telefon celular, mund te dergoje edhe me shume se nje mesazh deri ne fund te ketij muaji.

Ne keto dite qe kane mbetur Top Media ju fton te vazhdoni te kontribuoni, pasi parate qe do te grumbullohen ne kete menyre deri te dielen do te vihen permes nje projekti transparent ne dispozicion te familjeve te permbytura.

Top Channel