Kur u hap fabrika e Gerdecit?

29/01/2010 16:20

Deshmia e dhene nga nje ish-roje ne punishten e Gerdecit, pohonte nje fakt trondites, ate qe kantieri i demontimit kishte nisur nga puna para se te miratohej vendimi i qeverise.

Pavaresisht se diten qe foli deshmitari, ish- drejtori i fabrikes nuk replikoi me te, Minxholli e ka cilesuar deshmine e Beqir Prinit si nje genjeshter.

Sipas Minxhollit fabrika ka nisur pune ne maj dhe jo ne shkurt sikurse ka deshmuar ish-roja. Minxholli ju referua nje sere urdherash sikurse ato te ish ministrit Mediu apo edhe vizites qe ish-shefit te Shefit te Shtabit te Pergjithshem Luan Hoxha bere ne qershor 2007 per te hedhur poshte deshmine e ish-punetorit.

Kompania Sac Albademil ka nisur punen ne maj te 2007 ne menyre te rregullt dhe te ligjshme me shtetin shqiptar”, thote Dritan Minxholli.

Por i pyetur jashte gjykates nga Top Channel, deshmitari Beqir Prini kembengul serish, se ashtu sikurse edhe kishte deshmuar ne gjykate se puna per ndertimin e kantierit ka nisur qe ne shkurt.

“Kam nisur pune nga data 10 -12 shkurt deri ne 23 gushti. Prej dites se pare qe kam shkuar une ka nisur puna”, thote Prini.

Perplasja mes te pandehurit dhe deshmitarit prini ka lidhje me pretendimin me te forte te prokuroreve, te cilet ne dosjet e perpiluara argumentojne se Gerdeci u ngrit para se qeveria te nxirrte vendimin qe i hapi rruge ketij biznesi.

Nderkohe nje tjeter deshmitare, Luiza Durdaj deklaroi se pak para se te ndodhte shperthimi i 15 marsit nga fabrika ishte larguar Mihal Delijorgji se bashku Veiz Mucen, ky i fundit i lakuar jo zyrtarisht si pjese e ‘grupit hije’.

Top Channel