Kinezet marrin persiper atesine e iPad-it

29/01/2010 14:45

Nje ndermarrje kineze, “Shenzhen Great Loong Brother Industrial”, ka marre persiper atesine e prodhimit me te fundit te “Apple”, iPad.

Kinezet kane prezantuar prodhimin e tyre P88 vitin e kaluar ne Berlin dhe tani eshte ne shitje prej gjashte muajsh ne vendin aziatik.

Me i rende se iPad-i, P88 ka nje ekran me te madh, memorie me te madhe dhe eshte i pajisur me hyrje USB, te cilat iPad-i nuk i ka. Por bateria zgjat vetem nje ore e gjysme, ndryshe nga 10 ore qe premton “Apple”.

Top Channel