Investitoret e huaj: Lufte korrupsionit

29/01/2010 08:50

Korrupsioni ne administrate vazhdon te mbetet shqetesimi kryesor dhe pengese per investitoret e huaj. Kete fakt e ka pranuar dhe vete ministri i Financave, duke shtuar se lufta ndaj fenomenit kerkon bashkepunim me te gjithe.

Duke shfrytezuar takimin me Kryeministrin Sali Berisha, anetare te Shoqates se Investitoreve te Huaj, kane kerkuar me shume pune per eliminimin e korrupsionit.

Sipas shoqates, lufta ndaj ketij fenomeni do te krijonte nje klime pozitive, per te zgjeruar me tej investimet ne Shqiperi.

Per Kryeministrin, situata e paraqitur nga investitoret nuk dukej dhe aq reale, duke kritikuar madje institucionet qe bejne sondazhe rreth nivelit te perceptuar te korrupsionit.

Ne takim merrte pjese edhe ministri i Ekonomise, Dritan Prifti, i cili ka premtuar nje klime me te favorshme per biznesin e huaj.

Prej tre muajsh qeveria ka bere gati projektligjin per mbrojtjen e investimeve te huaja, sa i takon pronesise. Miratimi nuk eshte bere ende edhe pse premtohet per nje zgjidhje te shpejte.

Top Channel