Gazi shtrenjtohet 30 %

29/01/2010 15:45

Gazi i lengshem qe perdoret  gjeresisht per ngrohje dhe gatim eshte shtrenjtuar me rreth 30 perqind ne tregjet e shitjes me pakice.

Ne treg aktualisht nje nje bombul 10 kilogrameshe shitet deri ne 1300 lek nga 1000 apo 1100 leke qe ka qene rreth nje muaj me pare.

Importuesit e medhenj te gazit thone se edhe cmimi i shitjes me shumice eshte rritur mesatarisht 15-25 leke per kilograme. Nje arsye sipas importuesve eshte rritja e cmimit te gazit ne tregjet nderkombetare.

Por shkaktari kryesor ne rritjen e cmimit te gazit ne tregun vendas eshte bere situata dominuese e krijuar ne 2 stacionet e medha te depozitimit te gazit ne Vlore dhe ne Porto-Romano ne Durres.

Importuesit thone se 2 kompanite qe menaxhojne depozitat e gazit kane bllokuar depozitimin e gazit nga kompani te tjera importuese duke i detyruar ta blejne kete produket prej tyre. Importuesit deklarojne se kane qe nga qershori i vitit 2009  qe nuk zhdoganojne me mall.

Ky fakt sipas importuesve pasqyrohet direkt me rritje cmimesh ne tregun e brendshem.

Te dhena nga vete importuesit tregojne se cmimet e shitjes me shumice ne Porto Romano dhe nga petrolifera arrijne mesatarisht 105 lek/kg por duke i shtuar ketu edhe shpenzimet e transportit, te magazinimit dhe te shperndarjes ne pikat e pakices nga shoqerite importuese ky cmim shkon deri ne 110 lek/kg.

Ndertimi i depozitave te gazit, edhe pse mjaft te kontestuara nga publiku, sic eshte per rastin e petroliferes ne Vlore,  ka patur si qellim sipas qeverise te mbaje nje ritem te furnizimit te tregut, pa luhatje te cmimit , vecanerisht ne kohe krizash. Por duket se kjo politike po deshton pikerisht per shkak te situates se re dominuese ne treg nga vetem dy kompani depozituese.

Top Channel kerkoi te mesoje nga Ministria e Ekonomise dhe Energjitikes dhe ajo e Transportit, nese zgjidhen me ligj mosmarreveshjet mes operatoreve ne treg dhe cili eshte institucioni qe nuk duhet te lejoje kete situate qe tenton te kthehet ne forme monopoli. Por asnje prej ketyre dikastereve nuk ktheu pergjigje zyrtare duke ia deleguar pergjegjesine njera- tjetres.

Top Channel