Enciklopedia, akademiket shqiptare jashte procesit

29/01/2010 13:35

Tre akademiket shqiptare te Akademise se Shkencave dhe Arteve te Maqedonise vazhdojne te mbahen te painformuar mbi zhvillimet per enciklopedine e re.

Lajmin e kane bere te ditur vete tre anetaret shqiptare te ASHAM, Alajdin Abazi, Luan Starova dhe Ali Aliu, te cilet kane theksuar se nuk dine asgje edhe per dy kandidatet e propozuar per redaktore pergjegjes, Gjorgje Efremov dhe Mitko Maxhunkov.

“Nuk kam dijeni per asgje lidhur me enciklopedine e re sepse jam anetar i jashtem. Ato qe kam degjuar nga mediat jane te vetmet informacione qe kam”, ka deklaruar Aliu.

Dy kandidatet per redaktore pergjegjes, Gjorgje Efremov dhe Mitko Maxhunkov bene te ditur dje se enciklopedia e re maqedonase do te jete gati pas tre vjetesh.

Top Channel