Politikania serbe, Rada Trajkovic deklaron se strategjia e Zyres Civile Nderkombetare dhe Qeverise se Kosoves per integrimin e veriut eshte nje dokument shume serioz.

Duke folur per radion “Evropa e Lire”, Trajkovic thekson se te dyja palet jane te vetedijshme qe ekziston problemi i statusit te pazgjidhur institucional te veriut te Kosoves, i cili nuk eshte plotesisht brenda sistemit te Serbise e as brenda sistemit te Kosoves.

“Nese mendojme se duhet te kerkohet nje zgjidhje, atehere, po te isha une ne pushtet ne Beograd, do te dilja e para me nje zgjidhje qe do t’ua ofroja Prishtines dhe bashkesise nderkombetare dhe per te cilen do te diskutohej”, thote Trajkovic.

 

Top Channel