Te palumtur ne pune? Mund te mbijetojme

28/01/2010 14:30

Stresi, ankthi dhe shqetesimi ne gjume mund te jene simptomat e qarta te pakenaqesise ne vendin e punes.

Kur arrijme ne konkluzionin se motivi i mungeses se lumturise eshte puna, sepse nuk marrim pakenaqesi prej saj, nuk shkojme mire me shefin, sepse nuk kemi te ardhura te mira, mund te gjenden edhe zgjidhje.

Keshillat vijne prej eksperteve te Business School ne Harvard.

Fillimisht duhet kuptuar mire situata e krijuar ne pune, me pas duhet te ndryshohet sjellja jone duke u perpjekur te kalojme limitet dhe te kerkojme te marrim kenaqesi duke i bere gjerat me profesionalizem.

Hapi i radhes eshte perqendrimi ne aspektet pozitive te punes. Nuk duhet ne asnje menyre qe te vleresojme gjerat negative, ato qe nuk mund te ndryshohen.

Ekspertet thone se nuk duhet te kushtezohemi nga mendimet negative dhe nuk duhet te bejme cdo gje vete. Me e rendesishmja mbetet besimi ne vetvete dhe perpjekja per te arritur me te miren.

Top Channel