Shikon film porno ne timon, perplas 33 vjecaren

28/01/2010 17:15

Nje aksident i pabesueshem i ka marre jeten nje gruaje ne Buffalo te shtetit New York.

Kamionisti 45 vjecar, Thomas Wallace ka perplasur nje makine, i shperqendruar nga filmi porno qe po shikonte ne kompjuterin e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme nje femre qe kishte parkuar makinen ne ane te rruges.

Ai eshte arrestuar menjehere nga policia, e cila e akuzon per vrasje me dashje. Agjentet nuk kane asnje dyshim se filmi pornografik i ka hequr vemendjen nga timoni kamionistit, i cili perplasi per vdekje 33 vjecaren Julie Stratton, nene e dy femijeve. Gruaja kishte hapur krahun ne rruge pasi kishte shtypur nje dre dhe per kete telefonoi policine.

Top Channel