Kufiri, Bakojanis akuza Rames

28/01/2010 20:15

Vetem nje dite pas rrezimit prej Gjykates Kushtetuese te marreveshjes per percaktimin e vijes detare midis Greqise dhe Shqiperise, ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis akuzon haptas liderin e opozites shqiptare Edi Rama, per prishjen e kesaj marreveshjeje.

Ne nje deklarate per shtyp, e shperndare mbasditen e se enjtes nga zyra e ish-ministres Bakojani, hidhen akuza te forta lidhur me perdorimin qe i eshte bere kesaj marreveshjeje prej klaneve politike ne dy vendet.

“Se pari shpreh keqardhjen per anulimin prej gjykates shqiptare te kesaj marreveshjeje. Une akuzoj qeverine e re greke te Pasok, qe nuk e dergoi marreveshjen per ratifikim ne Parlament, pasi ajo ishte shume e rendesishme per Greqine. Madje, gjate kohes qe une drejtoja Ministrine e Jashtme, u mundova ta perfundoja ate sa me shpejt te ishte e mundur. Kjo marreveshje duhej te dergohej ne Parlamentin grek qe javen e pare qe ai u hap, me qellim krijimin e nje atmosfere pozitive, e cila do te pengonte kete fund aspak te kendshem”, eshte shprehur Bakojanis.

Sipas saj, vendimi i Gjykates Kushtetuese te Shqiperise eshte nxitur nga ekstremistet shqiptare, me te cilet eshte bashkuar kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise, Edi Rama.

“Se dyti, anulimin e marreveshjes e kerkuan grupime ekstremiste ne Shqiperi, ndaj pergjegjesia e Partise Socialiste te Shqiperise eshte se lideri i saj Edi Rama u bashkua me keto forca. Madje, ai e deklaroi kontestin e tij qe prej dates 15 tetor te vitit te kaluar. Me vjen keq qe partia simoter e Pasok nuk mundi te kaloje stereotipet dhe te bjere dakord me kete marreveshje”, ka nenvizuar Bakojanis.

Ish-shefja e diplomacise greke shton me tej se pergjegjesi per anulimin e marreveshjes ka edhe Pasok, e cila nuk i paraqiti pales shqiptare perfitimet nga ky pakt.

“Pasok duhej t’i kishte treguar aleateve te tij ne Partine Socialiste te Shqiperise, lidhur me perfitimet e pales shqiptare nga kjo marreveshje. Ne i ngritem marredheniet dypaleshe ne nje pike e cila konsiderohet si me te mirat ne historine e tyre. Insistoj qe ajo u perpilua dhe u firmos, duke pasur parasysh te  drejten nderkombetare te vendosur nga OKB”, perfundon Bakojanis.

Top Channel