Kosove, ORA drejt bashkimit me LDK-ne

28/01/2010 16:10

Partia reformiste ORA mund te bashkohet me partine e presidentit Sejdiu, Lidhja Demokratike e Kosoves.

Lajmin e ka bere te ditur kryetarja e kesaj partie, Teuta Sahatcija, e cila ka deklaruar se ftesa e LDK-se ka qene me seriozja dhe se aktualisht ajo eshte ne shqyrtim e siper.

“Ne kemi oferta jo vetem nga LDK, por edhe nga parti te tjera. Por oferta e LDK-se eshte jashtezakonisht serioze. Ne po e shqyrtojme kete ftese dhe nje vendim perfundimtar do te merret nga anetaresia permes votimit”, ka pohuar Sahatcija.

Top Channel