Policia e Kosoves njofton se nga 35 aksidente, sa kishte mesatarisht dite me pare, numri i aksidenteve ka arritur ne 70 pas reshjeve te debores. Perpos kesaj, ne rajonin e Ferizajt nje aksident i ka marre jeten nje 8 vjecari.

“Kemi pasur disa aksidente, 50 perqind me shume se nje dite me pare. Nga keto 14 kane qene aksidente me demtime te renda, ndersa te tjerat me demtime te lehta”, ka deklaruar Brahim Sadriu, zedhenes i Policise se Kosoves.

Megjithate, Policia e Kosoves njofton se ne te gjitha rruget e vendit eshte i mundshem qarkullimi. Sidoqofte, ne disa akse rrugore ka disa veshtiresi per c’ka kerkohet kujdes i shtuar nga drejtuesit e makinave.

Situata nuk do te permiresohet deri ne mesin e javes se ardhshme pasi Instituti Hidrometeorologjik i Kosoves parashikon vazhdimin e te ftohtit, gje qe do te ndaloje shkrirjen e bores.

Drejtori i ketij instituti, Syle Tahirsylaj njofton se reshjet e bores do vazhdojne kohe pas kohe, ndersa temperaturat do jene nga -6 deri ne +1 grade Celsius.
 

Top Channel