Shtetet e Bashkuara e kane njohur pavaresine e Kosoves dhe jane te angazhuara ne integritetin e saj territorial, ka deklaruar zevendesndihmessekretari Amerikan i Shtetit, Stuart Jones ne nje interviste me seksionin serb te Zerit te Amerikes.

“Kosova nuk eshte nje rajon per te cilin ne do te mbeshtesnim ndarjen apo ndonje skenar te jashtezakonshem, por Shtetet e Bashkuara mbeshtesin integrimin e veriut ne institucionet e Kosoves dhe jane te mendimit se eshte e rendesishme per Prishtinen ta beje popullaten serbe qe jeton ne pjesen veriore te Kosoves te ndjehet pjese e saj dhe te investoje ne prosperitetin e kesaj republike te re”, u shpreh Jones, ben te ditur Telegraf.

Eshte gjithashtu ne interes te Beogradit, tha me tej Jones, te punoje me njerezit qe jetojne ne ate rajon te gjejne zgjidhje praktike per te permiresuar standardin e tyre per nje jete me te begate.

Top Channel