Hyseni: Situata ne veri po pengon njohjet

28/01/2010 15:45

Ministri i Jashtem kosovar, Skender Hyseni ka deklaruar se situata ne zonat veriore po behet pengese per njohjet e metejshme te Kosoves.

“Ky fakt eshte pengese jo vetem per njohje te reja, por edhe per ceshtje te tjera. Prandaj them se eshte momenti i duhur qe ne veri te ndermerren veprimet e duhura, ne menyre qe te rivendoset rendi dhe ligji”, ka pohuar Hyseni.

Megjithate, ai ka shprehur bindjen e tij se disa vende do ta njohin Kosoven para se Gjykata Nderkombetare e Drejtesise te jape opinionin e saj per pavaresine.

Nderkohe, Hyseni nuk mundi te zhvillonte nje lobing per pavaresine ne Unionin Afrikan, pasi autoritetet etiopiane nuk i dhane vizen per te hyre ne territor.

Top Channel