G99 kerkon fotokopje te fleteve te votimit

28/01/2010 15:45

Ndersa mazhoranca nuk pranon hapjen e kutive te votimit, opozita nderkohe po tenton nje tjeter menyre per te shkuar tek fletet e votimit.

G99, duke iu referuar te drejtes per informim, ka kerkuar qe t’i vihet ne dispozicion fotokopje te fleteve te votimit dhe sipas saj kjo eshte nje e drejte perderisa fletet e votimit nuk jane dokumente te klasifikuara si sekret shteteror.

Drejtues kryesore te grupimit 99 u paraqiten ne KQZ ne mesdite.

Kerkesa e G 99-es mbeshtetet ne garancite qe ofron Kushtetuta per informim dhe ne ligjin e posacem per te drejten e informimit per dokumentat zyrtare.

Ky ligj e ben te detyrueshem venien ne dispozicion te dokumentave zyrtare, me perjashtim te dokumentave qe mbulohen nga sekreti shteteror apo i nenshtrohen ligjit per arkivat. Dhe G99 ne kerkesen e vet thote se fletet e votimit nuk hyjne ne asnje prej ketyre rasteve.

“Ky eshte nje shembull jo i panjohur, pasi ka ndodhur edhe ne Florida ku pati nje angazhim per rinumerim apo qofte edhe per kerkime shkencore”, u shpreh kreu i G99, Erjon Veliaj.

Nga hapja e kutive ne Florida, u ndryshuan edhe disa rregullat te menyres se votimit. Gje qe G99 e synon edhe per Shqiperine. Por ne ditet ne vijim mund te kete debate nese fletet e votimit konsiderohen apo jo dokumenta zyrtare.

Ligji per informim cileson “dokument zyrtar” çdo lloj dokumenti qe mbahet nga autoriteti publik ne perputhje me rregullat ne fuqi dhe qe ka lidhje me ushtrimin e nje funksioni publik.

Burime nga KQZ pohojne se ne keto momente, fletet duhet te ishin asgjesuar. Ne fakt kjo dispozite e Kodit zgjedhor parashikon se ne Arkiven e shtetit ruhen vetem procesverbalet dhe tabelat.

Te gjitha fletet e votimit dhe kunderfletet digjen nen mbikeqyrjen e KQZ-se. Ndaj, sipas te njejtit burim te KQZ-se, perderisa fletet digjen, a mund te konsiderohen ato dokumenta zyrtare? Ne cdo rast G99 eshte pergatitur per nje beteje te gjate ligjore:

Top Channel