Bojaxhi: Ne politike hyra per te ndryshuar vendin

28/01/2010 21:40

Ish-drejtori i KESH, Gjergj Bojaxhi ka deklaruar se angazhimi i tij ne politike ka ardhur permes lidhjeve sociale dhe njerezore me grupimet politike.

“Hyrja ne politike eshte nje proces. Lidhjet sociale dhe njerezore qe kemi na afrojne me grupet politike. Fillova ne 2005-en dhe gjate ketyre 4 vjeteve kam punuar, kam dhene dhe e kam shijuar kete kontribut”, ka pohuar Bojaxhi.

Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Bojaxhi eshte shprehur se motivet e hyrjes se tij ne politike kane qene deshira per te ndryshuar Shqiperine.

“Motivi im per t’u angazhuar ne politike ka qene qe ky vend te jete me i mire. Nuk mund te them se Partia Demokratike eshte perfekte, por do permiresojme partine dhe me pas vendin”, ka nenvizuar Bojaxhi.

Ish-zevendesministeri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes vlereson se nuk ndihet i demoralizuar nga terheqja e tij dhe nga mungesa e katapultimit ne radhet e Partise Demokratike, tek e cila ai aderon.

“Une nuk besoj tek katapultimet. Mendoj se demokracia po aq sa c’eshte produkt eshte edhe nje proces qe duhet respektuar. Nga ky kendveshtrim, meqenese nuk vazhdova katapultimin, e shoh kete si force dhe besoj se kam vleresimin e anetareve te partise ne te cilen une aderoj”, eshte shprehur Bojaxhi.

Top Channel