Vrasja e Bajram Currit. Zbulohet fotografia e rralle

27/01/2010 19:25

Fotografia vlen me shume se nje mije fjale. Per Nehat Zherken nga Gjakova, nje nga fotografite e gjyshit te tij, mund te vleje me shume, aq sa mund te ndryshoje edhe historine.

Gjyshi i Nehatit, Ahmet Zherka, konsiderohet si nje nga fotografet e pare te Kosoves qe me aparatin e tij ka bere te perjetshem shume personalitete, por edhe ngjarje te rendesishme.

Ne nje nga negativet e pazhvilluar ndonjehere tregon per nje njeri te shtrire qe sipas Nehatit, eshte Bajram Curri i vrare.

Ndersa prane tij gjendet nje njeri qe mund te jete vrasesi i tij.

“Ne kete negativ qendron Bajram Curri i vdekur dhe nje person permbi te. Fotoja eshte bere ne 1925. Ky negativ nuk eshte shnderruar akoma ne leter. Foton do te mund ta shikojme ne ekspoziten me rastin e 85-vjetorit te vdekjes se Bajram Currit. Ky eshte nje amanet i gjyshit”, shprehet Nehati.
 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel