Sejdiu: S’ka biznes pa konkurrence te ndershme

27/01/2010 16:10

Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, ne nje seminar te organizuar nga Dhoma Ekonomike Amerikane ne Prishtine, ka deklaruar se per zhvillimin e biznesit duhet te luftohen fenomenet negative.

“Nuk mund te kete zhvillim te biznesit nese ne vend ka fenomene negative, nese nuk i jepet hapesire konkurrences se ndershme, nese krijohen monopole dhe nese lejohet qe korrupsioni te shkaterroje sipermarrjet”, ka deklaruar Sejdiu.

Presidenti ka inkurajuar pjesemarresit ne seminar qe te ndertojne kapacitete levizese dhe te punojne per terheqjen e investitoreve te huaj.

Ai ka falenderuar gjithashtu Dhomen Ekonomike Amerikane per ndihmen e vazhdueshme qe Shtetet e Bashkuara po i japin Kosoves.

Top Channel