Pakti per kufirin, Gj.K: Papajtueshmeri me Kushtetuten 

27/01/2010 11:35

Gjykata Kushtetuese e konsideron te papajtueshme me Kushtetuten projektmarreveshjen e nenshkruar per percaktimin e kufirit mes Shqiperise dhe Greqise.

Ne konfirmimin zyrtar te vendimit te nje dite me pare, Gjykata e konsideron pr/marreveshjen si shkelje procedurale dhe substanciale që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982.

Gjykata u vu ne levizje per shqyrtimin e paktit me date 8 dhjetor, pas ankimimit te marreveshjes per percaktimin e kufirit prej Partise Socialiste ne kete institucion, ku kerkohej shqyrtimi i vlefshmerise ne perputhje me Kushtetuten.

Top Channel