“Pakti”, Meta: Respektojme vendimin e Gjykates

27/01/2010 12:10

Ministri i Jashtem, Ilir Meta, deklaroi se qeveria do te respektoje vendimin e Gjykates Kushtetetuese per projektmarreveshjen e  percaktimit te kufirit mes Shqiperise dhe Greqise.

“Parimisht, na pelqen apo jo ne do te respektojme vendimin e Gjykates. Respektojme pavaresine e gjykatave qe eshte esenciale ne nje vend demokratik”, u shpreh Meta ne nje prononcim per mediat.

Duke theksuar se ende nuk ka marre nje njoftim zyrtar per kete vendim te Kushtetueses e rrjedhimisht nuk mund te jape asnje qendrim zyrtar perfundimtar, numri dy i qeverise theksoi se ne kete zhvillim nuk cenohen marredheniet me fqinjin tone jugor, Greqine.

“Ne do te lexojme argumentat qe ka dhene gjykata per marrjen e vendimit dhe me pas do te bejme publik me transparence edhe sqarimin tone dhe rrugen qe do te ndiqet me pas”, theksoi Meta.

Top Channel