Itali, goditet banda shqiptare e droges

27/01/2010 17:05

Karabinieret e qytetit te Udines, ne Itali, kane arrestuar sot 22 persona, kryesisht shtetas shqiptare por edhe italiane, anetare te nje bande aktive ne trafikun e kokaines.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave hetuesit kane deklaruar se organizata kriminale mund te konsiderohet teresisht e shkaterruar.

Sipas te njejtave burime, banda furnizonte me droge te gjitha provincat ne veri te Italise.

Operacioni kunder saj eshte zhvilluar ne periudha te ndryshme kohore, qe nga prilli i vitit 2008 e deri me sot, ne rajonet Friuli, Veneto, Emilia Romanja dhe Lombardi.

Top Channel