Holande, pushohet nga puna per nje fete djathe

27/01/2010 11:40

Gjykata ne Holande i ka dhene te drejte nje ish punonjeseje te rrjetit fast food te Mc Donald’s, e cila kishte thyer rregulloren e brendshme, duke shtuar nje fete djathe me shume ne hamburger.

Per kete veprim, shefi i saj ka reaguar menjehere duke e cilesuar te denueshme thyerjen e rregullores se brendshme dhe duke i prishur pa asnje paralajmerim kontraten qe duhej te zgjaste edhe 5 muaj.

E pushuara nga puna e ka cuar menjehere ceshtjen ne gjykate dhe sipas fakteve, gjykatesi mesoi se ne vend qe ajo te bente nje hamburger, shtoi nje fete djathe duke e transformuar ne cheeseburger.

Gjykatesi e cilesoi si nje gabim pushimin nga puna, sepse sipas tij, kompania duhej te mjaftohej vetem me nje paralajmerim. Keshtu, gjykata ka vendosur se Mc Donald’s duhet t’i paguaje 4200 euro ish punonjeses per prishjen e padrejte te kontrates.

Top Channel