Floriri i hebrenjve ne dhembet e Fyhrerit

27/01/2010 08:50

Nje pjese e dhembeve te Hitlerit kane qene te veshur me arin e marre nga goja e hebrenjve te masakruar ne dhomat me gaz te Aushvicit dhe kampeve te tjera naziste.

Kete hipoteze e kane hedhur studiuesit Henrik Eberle dhe Hans-Joachim Neumann, te cilet kane publikuar librin me titull “War Hitler krank?”. Sipas tyre, dentisti i Fyhrerit posedonte rreth 50 kg flori te marre ne kampet e perqendrimit.

Autoret e ketij libri kane zbuluar edhe listen me 82 ilacet qe aplikonte mjeku Theodor Gilbert Morell. Nje prej ilaceve qe ka rene me shume ne sy eshte ai per rritjen e potencies seksuale. Sa here qe Eva Braun shkonte ta takonte, Adolf Hitleri i kerkonte mjekut testosteronin qe e bente te ndihej i sigurt ne shtrat.

Per te luftuar lodhjen, diktatori injektonte ne trup nje perberes te lengshem, ndersa nje prej frikave me te medha te Hitlerit ishte semundja e kancerit.  

Top Channel