Deshton antiduhani, zbehet aksioni

27/01/2010 16:10

I nisur me vrull, per te dyten here, aksioni per zbatimin e ligjit antiduhan ka deshtuar serish. Ndonese u plotesuan procesverbale dhe u vendosen gjoba, per te cilat u tha se do te zbatoheshin me rreptesi, ne te gjithe lokalet e kryeqytetit madje edhe ne ato brenda institucioneve shteterore konsumohet lirshem duhani.

Eksperte te Institutit te Shendetit Publik thone se ky aksion deshtoi per mungese korodinimi mes dikastereve.

“Mosfunksionim i koordinimit te te gjithe aktoreve qe po merren me zbatimin e ligjit solli ne mosrealizimin e tij.Ky ligj eshte plotesisht i zbatueshem dhe i realizueshem po hallkat e kontrollit nuk kane funksionuar ne kete drejtim”, u shpreh Roland Shuperka, koordinator per zbatimin e ligjit antiduhan.

Kur aksioni rinisi per te dyten here para 4 muajsh u tha se tashme ligji do te zbatohej me rigorozitet pasi ishte nje nder kerkesat per anetaresimin e Shqiperise ne BE dhe nuk do te kishte asnje tolerim per bizneset.

Burime jo zyrtare thone se shkak i deshtimit edhe edhe kompromentimi qe ne shume raste u kane bere pronaret e lokaleve grupeve te inspektimit.

Se shpejti pritet te mblidhet komiteti ndersektorial ne Ministrine e Shendetise per te analizuar situaten dhe per te ripare edhe njehere ate cfare mund te permiresohet per ta bere ligjin antiduhan te zbatueshem edhe ne Shqiperi.

Top Channel