Biznesi kerkon amnisti fiskale

27/01/2010 16:55

Pas shume kerkesave ne distance, biznesi i zyrtarizon per here te pare qeverise kerkesen per nje amnisti te gjere fiskale, qe do te clironte asetet dhe kapitalet e fjetura te ekonomise.

“Amnistia e pergjithshme fiskale realizon nje pozicionim real financiar te kapitaleve dhe aseteve. Eshte nevoje e ekonomise qe te vleresohet sipermarrja private ne vlerat reale, per nje ballafaqim me aktore brenda dhe jashte vendit”, u shpreh drejtoresha ekzekutive e Dhomes se Tregtise, Eugenia Gjuraj.
 
Drafti i formuluar nga Dhoma e Tregtise pas kerkeses se antareve te saj ka mberritur ne tryezen e ministrit te Financave. Drejtoresha Ekzekutive e Dhomes thote se reformat e qeverise per te legalizuar ekonomine nuk do te ishin te plota pa nje amnisti te pergjithshme.

Dhoma i kerkon qeverise garanci qe bizneset qe do te deklarojne kapitalet e fjetura te mos penalizohen.

“Ne thelb te draftit per te cilin Dhoma ka punuar eshte vetedeklarimi dhe shoqerohet me mosinterpreimin nga ky deklarim, me disa kushte me disa rikthime mbrapa ne kohe”, thote Gjuraj.

Kryerja e nje amnistie te pergjithshme fiskale eshte nje kerkese e hershme e bizneseve, e cila eshte mbeshtetur ne shume raste edhe nga politika, ndonese deri tani nje nisme e tille nuk eshte zyrtarizuar.

Top Channel