AO, Venus eleminohet, Serena ne gjysmefiale

27/01/2010 10:30

Venus Williams i ka dhene lamtumiren turneut Australian Open pasi u eleminua ne cerekfinale nga tenistja kineze Li Na.

Aziatikja qe renditet ne vendin e 16-te te WTA-se, e mposhti amerikanen ne tre sete 2-6, 7-6 (7/4), 7-5.

Nga ana tjeter qendron ne gare motra Serena, e cila do perpiqet te hakmerret ndaj kinezes Li Na me te cilen do ndeshet ne gjysmefinalen e turneut te pare grand slam te sezonit.

Top Channel