KiE rikthen kredencialet

26/01/2010 14:55

Keshilli i Europes i ka dhene fund brenda 24 oreve dyshimit te ngritur per kredencialet e delegacionit shqiptar ne Asamblene Parlamentare ne Strasburg. (UPDATE)

Vendimin e Komitetit te Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve ne Strasburg e beri publik kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, pak ore pas vendimmarrjes.

“Pas verifikimit Komiteti vendosi se, po citoj, ‘Nuk ka mungese balance ne Delegacionin Shqiptar, se Kuvendi i Shqiperise nuk ka shkelur kerkesat e Rregullores se Asamblese Parlamentare. Per kete arsye u vendos unanimisht, siç thuhet ne raport, se “kredenecialet e delegacionit te Shqiperise te ratifikohen’”, tha Topalli.
 
Gjate nje komunikimi me gazetaret zonja Topalli publikoi nje leter zyrtare, nepermjet te ciles Partia Socialiste i kerkonte Keshillit te Europes te sfidoje kredencialet e Shqiperise, duke akuzuar kryetaren e kuvendit se ka shkelur rregulloren ne parimin e balances ne delegacion.

“Dy dite me pare, pra, me date 24 Janar, Partia Socialiste, nepermjet kesaj letre, qe mban stemen dhe vulen e Partise Socialiste, e firmosur nga Arta Dade, i ka kerkuar zyrtarisht Keshillit te Europes, heqjen e kredencialeve te Delegacionit Shqiptar ne Asamblene Parlamentare. De facto, perjashtimin e Shqiperise nga ky organizem europian.Ne menyre te qellimshme, zyrtarisht, Partia Socialiste mashtron Keshillin e Europes, kur thote se, citoj, “Kryetarja e Parlamentit ka shkelur rregulloren, duke mos respektuar proporcinoalitetin ne perberjen e delegacionit”, u shpreh Topalli.

Sipas zonjes Topalli ky akt, qe tentoi te cenimin e imazhit politik te Shqiperise, eshte veper e perseritur e Partise Socialiste per te treten here.

“15 vjet me pare, zyrtarisht, perfaqesuesi i Partise Socialiste, Namik Dokle, deklaroi ne seancen ku do te vendosej anetaresimi i Shqiperise ne Keshillin e Europes se, po citoj serish “ Molla nuk eshte pjekur ende”, duke votuar kunder anetaresimit te Shqiperise ne Keshillin e Europes, ne vitin 1995. Ne cilesine e Kryetares se Kuvendit, nuk i garantoj dot shqiptaret se te njejtet shoke dhe shoqe ne Partine Socialiste apo jashte saj, nuk do te bashkohen per t’i bere Shqiperise te njejtin atentat per here te katert, te peste apo te gjashte. Ajo ,per te cilen une garantoj shqiptaret eshte se, besueshmeria e vendit, kredencialet e tij ne çdo organizem, ku ne marrim pjese, do te ratifkohen gjithnje, po me vote unanime. Si sot”, tha Topalli.

Kryetarja e parlamentit identifikoi Edi Ramen si pergjegjesin e vetem te kesaj situate, duke i vene shenjen e barazimit me veprimet e Partise se Punes per izolimin e vendit.

“Sot, ne kete moment, besoj se te gjithe shqiptaret bashkohen me mua ne ndjesine e percmimit dhe neverise ndaj ketij akti te denje per kohen me te erret te ekzistences se Partise se Punes, te cilen, dikush, sot, pas 20 vjetesh, na e rikthen po aq te perbuzshme jo vetem ne Tirane, por edhe ne Strasburg. Dhe ky njeri ka nje emer, Edvin Kristaq Rama.  Turpi eshte zgjedhje e Edvin Kristaq Rames. Deshtimi, si gjithnje, eshte fati i tij. Europa eshte zgjedhja dhe fati yne dhe i gjithe shqiptareve, perfshire edhe ata qe votojne Partine Socialiste…jo Partine e Punes”, u shpreh Topalli.
 

Top Channel