Australian Open, Nadal eleminohet nga Murray

26/01/2010 20:00

Turneu i Australian Open ka humbur kampionin e saj ne fuqi, Rafael Nadal i cili eshte demtuar ne gju gjate ndeshjes cerekfinale perballe Andy Murray.

Britaniku kishte fituar 2 setet e para 6-3 dhe 7-6 duke konfirmuar formen e tij te mire, nderkohe qe ne fillimin e setit te trete Nadal mori trajtimin mjekesor ne gju per t’u kthyer ne fushe edhe per disa minuta.

Por pas rezultatit 3-0 ne kete set ne favor te Murray, Nadal u detyrua te braktise kete ndeshje e cila mund te ndikoje edhe ne renditjen e pergjithshme te tij. Ne gjysmefinale, Murray do te ndeshet me kroatin Marin Cilic, i cili eleminoi Andy Roddick duke e fituar ndeshjen ndaj tij me rezultatin 3-2. Edhe pse ishte i demtuar ne shpatull, Roddick arriti t’i rezistoje kundershtarit deri ne setin final te takimit te cilin e humbi 3-6.

Ne kampin e femrave, vazhon paraqitja e mire e belges Henin, e cila siguroi nje vend ne gjysmefinale. Ish numri 1 i botes mundi ne cerekfinale rusen Nadia Petrova ne dy sete 7-6 dhe 7-5 dhe si kundershtare te radhes do te kete kinezen Zheng Ji, e cila ne ndeshjen e saj mundi 2-0 rusen Maria Kirilenko.

Top Channel