Arsimi, Kule: Ja risite dhe ndryshimet

26/01/2010 09:10

Ne nje interviste per gazeten “Shqip”, rektori i Universitetit te Tiranes tregon ndryshimet qe do te pesoje ligji i arsimit te larte, disa rregullime qe u jane bere procedurave te doktoraturave, si dhe permiresimet qe pritet te behen sipas propozimeve te universiteteve per ciklin e pare te studimeve, sipas procesit te Bolonjes.

“Per sa u perket problemeve te shkolles, mund te pohoj se ky vit akademik dhe ky vit kalendarik ka disa risi e prioritete te cilat mund te them qe jane shfaqur me pozitivitetin e vet. Se pari, e rendesishme eshte qe Universiteti i Tiranes mund te konfirmoje qe dhe universitete te tjera shqiptare jane perballe nje situate partneriteti bashkepunues me dikasterin e Ministrise se Arsimit”, ka pohuar Kule.

Sipas tij, nje fakt pozitiv eshte edhe mungesa e pengesave ne realizimin e detyrimeve qe rrjedhin nga vendimet e marra nga Senati.

“Fatmiresisht nuk kemi shfaqjen e pengesave administrative ne realizimin e detyrimeve ligjore pothuajse per te gjitha kerkesat e ligjshme dhe vendimet qe ka marre Senati per hapje ciklesh studimi te nivelit te dyte e te nivelit te trete. Ato jane konfirmuar. Propozimet qe kemi bere per kuota te ndryshme per sisteme te ndryshme “full time”, “part time”, jane miratuar nga Ministria e Arsimit, pra ka nje fryme qe duhet pershendetur”, ka nenvizuar Kule.

Top Channel