Syte, pjesa me e ndjeshme ndaj muzikes

25/01/2010 12:50

Cilat pjese te trupit veme me shume ne levizje kur kendojme nje kenge qe na pelqen?

Nje studim te tille e ka marre persiper Fleshmap, nje projekt artistik i krijuar me qellim katalogimin e te gjitha pikave te deshires ne trupin human. Duke analizuar 10 mije kenge te 11 rrymave te ndryshme, Fleshmap ka dizenjuar nje harte te vecante te anatomise muzikore.

Rezultatet jane te paparashikuara. Vendin me te larte te podiumit e mbajne syte te cilet dominojne ne 8 rryma te ndryshme muzikore. Me pas vijne duart qe arrijne te jene te parat ne muziken blues dhe gospel. Fundshpina kurorezohet ne hip hop, por ne kete harte nuk mungojne as gjunjet, thonjte dhe pulsi qe shfaqen me dominues ne blues, elektronike dhe folk.

Top Channel