Meta, Berisha dhe Rama në Big Brother? Kryemadhi ndan ‘skemat’: Nëse do isha në shtëpi me ta, lojën do ta bëja me Edin, Ilirit do t’i jepja…
Rosela Gjylbegu ka vendosur te shpenzoje disa energji, pas nje dite te lodhshme me pune dhe studime.
Eshte nje vend qe i kujton kengetares 22 vjecare Shkodren e saj te dashur qe e la para pese vitesh per te vazhduar karrieren e saj ne Tirane.
Ne shoqerine e dy mikeve shkodrane kengetarja simpatike kerkon te shkarkoje gjithe lodhjen e dites vetem ne pak minuta ping-pong apo futboll.
Por loja nuk zgjat shume. Tre miket preferojne te flasin per ndodhite e javes, madje duke na rrefyer edhe ne pak nga personaliteti i vajzes simpatike.
Edit Llazani dhe Arjola Mahmudaj ndajne te njejtin vleresim per miken e tyre.
“Rosela eshte nje person shume i qete si natyre, shume e ndjeshme, shume njeri i forte ne karakter, shume e ndjeshme”, thote Editi.
Pasi vleresohet me cmimin e trete ne edicionin e pare te “Ethet e se premtes mbrema” vajza shkodrane ne ate kohe vetem 15 vjec nis te shfaqet ne disa festivale e spektakle ku nuk kane munguar as trofete.
“Nuk mungojne asnjehere ato mendimet tona, sugjerimet dhe keshillat. Vecanerisht per lukun, per menyren e paraqitjes skenike”, shprehet Arjola.
Aktualisht Rosela Gjylebegu punon ne administraten shteterore dhe studion per master ne fushen e te drejtave gjinore. Per asnje cast, ajo admiruese e baletit, sporteve te ndryshme, nuk e le pas dore pasionin e saj, muziken.
Top Channel