Regjistrimi i popullsise, problem per emigrantet

25/01/2010 21:20

Cdo qytetari qe do te pyetet per etnine dhe fene, ne kuader te regjistrimit te ri te popullsise, nuk do t’i kerkohet asnje dokument qe te mund te faktoje deklarimet e tij.

Staticientja Milva Ikonomi tregon proceduren sesi qytetaret do te pyeten shtepi me shtepi dhe se emigrantet rrezikojne te mbeten jashte kesaj procedure nese ata nuk do te jene prezent ne momentin e kryerjes se regjistrimit ne banesat e tyre ne Shqiperi.

“Per gjithe ata individe qe jane me pak se 12 muaj ne territor regjistrimi nuk kryhet, ndersa ata qe qendrojne pertej kesaj periudhe regjistrohen si popullesi prezente. Ata qe mungojne nuk do te jene te regjistruar. Eshte i veshtire regjistrimi i emigranteve, menyra se si do te regjistrohen, do te merren te dhena nga familjet apo ne forma te tjera”, ka deklaruar Ikonomi.

Procesi i regjistrimit te popullsise per vitin 2011 do te grumbulloje te dhena te ndryshme mbi gjendjen ekonomike, sociale, arsimore dhe shendetesore te shqiptareve. Por a do te mund te perdoren keto te dhena nga struktura te shtetit, si gjendja civile apo hipotekat.

“Ai ka te drejte te deklaroje dhe s’ka pse te behen verifikime nese une do te bej publike kombesine time. Nese informacioni eshte i qendrueshem publikohet si i dhene, ne te kundert jo. Hipoteka ben verifikime, merret informacion nga cdo komune dhe fondet qe mund t’u jape qeveria atyre eshte i mjaftueshem”, shprehet Ikonomi.

Gjithashtu shteti nuk parashikon as verifikimin e kombesise pas deklarimit te qytetareve sipas vullnetit te tyre te lire.

Ikonomi thote se ky eshte nje proces dhe nje kosto e panevojshme. “Ka shume debate lidhur me kombesine, eshte mire te mbajme parasysh se operacioni i regjistrimit eshte i kushtueshem”, thote ajo.

Aktualisht shteti disponon regjistrin themeltar dhe elektronik, i perfunduar vitin e kaluar, ku figuron edhe kombesia per cdo qytetar.

Atehere perse duhet nje rideklarim i kombesise kur shteti i disponon keto te dhena dhe ne fund te fundit, cilat te dhena ne kete drejtim do te jene me te besueshme, ato aktualet qe bazohen ne dokumente, apo ato qe do te deklarohen nga vete qytetaret?

Top Channel