Murati: Komunikimi mes shqiptareve, i zbehur

25/01/2010 22:00

Komunikimi mes shqiptareve te rajonit eshte zbehur, sidomos pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, e cila nuk ka ndikuar ne intensifikimin e marredhenieve mes trevave shqiptare.

I ketij mendimi eshte analisti shqiptar nga Mali i Zi, Valon Murati, i cili duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel eshte shprehur se ne kete drejtim ekziston nje lloj frike.

“Sa i perket ceshtjes se komunikimit dua te theksoj se ekziston nje lloj frike apo droje. Me pavaresimin e shtetit te Kosoves verej nje zbehje te komunikimit mes shqiptareve te Malit te Zi dhe Kosoves. Ky komunikim duhet te zhvillohet edhe me Shqiperine, por ka zbehje edhe me shqiptaret ne Maqedoni”, ka pohuar Murati.

Top Channel